Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Ekipi olimpik i Kosovës për LOD PyeongChang 2018, po përgatitet në Slloveni

03.12.2017 14:21:29

Ekipi olimpik i Kosovës për Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018, është duke u përgatitur së bashku në Qendrën Skitare Krvavec në Slloveni.

Ata po përgatiten në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit të madh, me shpresën se kushtet do t'ju premtojnë për t'u stërvitur edhe në disiplina më të shpejta.

Ekipit po i prinë AlbinTahiri, që ka fituar normën olimpike në pesë disiplina, kurse bashkë me të janë edhe Arbi Pupovci, Fjona Blaka dhe trajneri Agim Pupovci.

"Shpresojmë të përgatitemi sa më mirë që mundemi. Falënderojmë KOK-un dhe Federatën Skitare të Kosovës, që na mundësuan këto përgatitje", tha Tahiri për faqen zyrtare të KOK-ut, "noc-kosovo.org".

Arbi Pupovci dhe Fjona Blaka shpresojnë të fitojnë po ashtu normën olimpike LOD PyeongChang 2018.

Komiteti Olimpik i Kosovës ju uron suksese në përgatitje.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0