Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Presidenti Hashim Thaçi dekoroi presidentin e KOK-ut, Besim Hasani, me Medaljen Presidenciale të Meritave

06.12.2017 11:39:46

Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, ka dekoruar të martën presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Besim Hasani me Medaljen Presidenciale për “Merita të veçanta në sport”. Presidenti Thaçi tha se e vlerëson lart rolin dhe angazhimin e z. Hasani prej tri dekadash në zhvillimin dhe pavarësimin e sportit të Kosovës.
“Ju përgëzoj për punën dhe kontributin që keni dhënë në zhvillimin e sportit, anëtarësimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka thënë presidenti Thaçi.
Presidenti i KOK-ut, z. Hasani e falënderoi presidentin z. Thaçi për vlerësimin, duke thënë se ky çmim është edhe më i madh, pasi po i jepet nga një personalitet të cilit ia ka lakmi e tërë bota.
I pari i shtetit të Kosovës, z. Hashim Thaçi u interesua për Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018, në të cilat konfirmoi edhe një herë pjesëmarrjen dhe përkrahjen për ekipin olimpik të Kosovës, si dhe Lojërat Olimpike Verore Tokyo 2020.
Presidenti Thaçi ka theksuar se përfaqësimi i Kosovës me sportistë në këto ngjarje është një mundësi shumë e mirë për promovimin e sportit tonë dhe e forcon edhe shtetësinë e Kosovës.
Z. Hasani e informoi në detaje për ekipin olimpik të Kosovës PyeongChang 2018, të cilit do t’i prinë skitari, Albin Tahiri, i cili ka fituar normën olimpike në pesë disiplina. Kjo do të jetë hera e parë që Kosova do të marrë pjesë në LOD.
Në fund, z. Thaçi uroi z. Hasani për tre vjetorin e pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe përvjetorin e 25-të të themelimit të KOK-ut, me ç’rast u ftua edhe një herë nga z. Hasani për  Gala Mbrëmjen që do të organizohet më 11 dhjetor 2017.



Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0