Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

FASK-u anëtare e përhershme e FIA-s

09.12.2017 10:39:53

Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) është pranuar si anëtare e përhershme e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA).

Vendimi është marrë të premten, në Paris, ku prej 4-8 të këtij muaji, asambleja e përgjithshme e FIA-s i ka zhvilluar punimet e saj.
Për auto sportin e Kosovës më e rëndësishme ka qenë dita e fundit e këtyre punimeve, ku është vendosur për FASK-un, e që fatmirësisht gjithçka ka shkuar në mënyrën më të mirë.
“Ky ka qenë edhe hapi i fundit për të cilin FASK-u ka pasur nevojë. Realisht, nuk kemi pritur të kemi probleme, por natyrisht që tani marrim frymë edhe më lirshëm, pasi edhe zyrtarisht Federata jonë është anëtare e përhershme e FIA-s. Tani na mbetet të punojmë edhe më tepër  për ta çuar auto sportin tonë përpara”, ka thënë kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi.
Për pranimin e FASK-ut si anëtare e përhershme e FIA-s kanë votuar shumica absolute e të pranishmëve.
Kundër këtij vendimi kanë qenë vetëm dy vota dhe një abstemin. Përfaqësuesi i Federatës së Auto Sportit të Serbisë është përpjekur të kundërshtojë pranimin e FASK-ut me arsyetimin se Kosova nuk është njohur nga shumica e shteteve, por fjala e tij nuk është përfillur nga delegatët e asamblesë së FIA-s.
Komiteti Olimpik i Kosovës uron FASK-un për anëtarësimin e plotë në FIA, duke iu uruar suksese në garat ndërkombëtare.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0