Media sponsor

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Sot dhe nesër, Kosovën e viziton presidenti i ANOC-ut, Sheikh Al Sabah

10.12.2017 11:22:57

Me ftesë të presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Besim Hasani, Presidenti i Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), z. Sheikh Ahmad Al-Fahad Al-Sabah, sot dhe nesër do të vizitojë Kosovën.
Z. Al Sabah do të pritet sot në ora 14:00 në Aeroportin e Prishtinës, kurse nga ora 15:30 do të vizitojë Komitetin Olimpik të Kosovës.
Të hënën (nesër) do të ketë takime me krerët e institucioneve të Kosovës, kryeministrin z. Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin, z. Kadri Veseli dhe ministrin e MKRS-së, z. Kujtim Gashi.
Gjithashtu, do të vizitojë edhe Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, si dhe monumente kulturore.
Nga ora 19:15 do të marrë pjesë në Gala Mbrëmjen, që organizohet për nderë të 3-vjetorit të anëtarësimit të KOK-ut në KON dhe 25-vjetorit të themelimit të KOK-ut.
Kjo është vizita e dytë më e rëndësishme sportive që i bëhet Kosovës, pas ardhjes së presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, z. Thomas Bach, dy vjet më parë.
Kujtojmë që KOK-u, është anëtar i 205-të i ANOC-ut, i pranuar në Asamblenë Gjenerale të mbajtur më 30 tetor 2015 në Washington DC.


 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0