Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Presidenti i ANOC-ut, Sheikh Al Sabah, po e viziton Kosovën, shpreh përkrahjen për sportistët tanë

10.12.2017 18:53:43

Presidenti i Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), z. Sheikh Ahmad Al Fahad Al Sabah, ka filluar sot vizitën e tij tre ditore në Kosovë, me rastin e 3-vjetorit të pranimit të KOK-ut në KON dhe 25-vjetorit të themelimit të KOK-ut.
Presidenti Al Sabah u prit në Aeroportin e Prishtinës nga Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, me në krye presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Besim Hasani.
Z. Al Sabah tha para mediave se Kosova është shumë e rëndësishme, sidomos pas bërjes anëtare e ANOC-ut dhe IOC.  Sipas tij, sporti në këtë vend është zhvilluar shumë në tri vitet e fundit, ku veçoi medaljen e artë olimpike të Majlinda Kelmendit në RIO 2016, dhe valimin e flamurit të Kosovës.
“E kam përkrahur Besim Hasanin që KOK-u të bëhet anëtar i IOC-ut dhe ANOC-ut prej 5-6 vitesh. Jam i lumtur që jam këtu edhe për historinë e këtij vendi. Historia ka treguar se sa krenarë janë njerëzit këtu. Shpreh konsideratën time për të gjithë ata që kanë dhënë mbështetje të plotë për këtë çështje. U dëshiroj të ardhme të ndritur, stabilitet dhe sukses për shtetin tuaj”, tha z. Al Sabah.
Presidenti i KOK-ut, z. Besim Hasani, e çmoi lartë vizitën dhe kontributin e z. Al Sabah për Kosovën. “Është një ditë e veçantë, sepse sot po vizitohemi nga një njeri që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në pranimin tonë në KON dhe më pas në ANOC. Ky vjen për të parë se sa jemi zhvilluar për tri vite dhe besojmë se kemi çfarë t’i tregojmë, sidomos me të arriturat që kulmojnë me të medaljen e artë të Majlinda Kelmendit në RIO 2016”, tha z. Hasani.
Në orët e pasditës eskorta e presidentit Al Sabah vizitoi KOK-un, ku zhvilloi një takim me presidentin e KOK-ut, z. Besim Hasani dhe Bordin Ekzekutiv të KOK-ut.
Z. Hasani e falënderoi z. Al Sabah për vizitën dhe kontributin e çmuar të tij në anëtarësimin e KOK-ut në KON dhe ANOC, derisa i tregoi për sfidat nëpër të cilat ka kaluar Lëvizja Olimpike në Kosovë nëpër vite dhe sfidat e tanishme pas anëtarësimit në KON dhe ANOC.
Ndër të tjera, z. Hasani i tregoi synimin kryesor të KOK-ut, bërjen ndër 10 komitetet më të mira në botë, gjithnjë duke u bazuar në planin strategjik të KOK-ut, ndërtimin e një sistemi të mirë të punës, shkëmbimit të përvojave me Komitetet tjera olimpike, etj.
Presidenti z. Sheikh Al Sabah, u ndje i ngazëllyer me vizitën e tij të parë në Kosovë, derisa kujtoi takimet e para me presidentin Hasani. I pari i ANOC-ut, Al Sabah premtoi përkrahje për KOK-un dhe sportistët tanë, duke konfirmuar se sporti duhet të shërbejë si model për një shtet.
Al Sabah është edhe president i Federatës Aziatike të Hendbollit, kryetar i Kongresit Sportiv të Këshillit Olimpik të Azisë dhe kryetar i Solidaritetit Olimpik të Këshillit Olimpik të Azisë.
Gjatë bashkëbisedimit, presidenti Hasani shtjelloi edhe problemin e pajisjes me vizë të sportistëve tanë nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, ku z. Al Sabah sugjeroi të gjitha federatat që ta ngritin zërin në momentin kur një shtet aplikon për organizime të kampionateve të tilla dhe të kërkohet me shkrim që ai shtet do të lejojë pjesëmarrjen e të gjithë garuesve.
Gjatë ditës së nesërme (e hënë), z. Al Sabah do të pritet nga kryeministri z.Ramush Haradinaj, kryeparlamentari z. Kadri Veseli dhe ministri i MKRS-s, z. Kujtim Gashi.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0