Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Figura të shquara të sportit, politikës dhe artit begatuan Gala Mbrëmjen për 3-vjetorin e KOK-ut në KON dhe 25-vjetorit të themelimit të KOK-ut

12.12.2017 11:26:43

Personalitete të larta të sportit, politikës dhe artit, kanë begatuar Gala Mbrëmjen e Komitetit Olimpik të Kosovës, e cila u mbajt për të shënuar 3-vjetorin e anëtarësimit të KOK-ut në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe 25-vjetorin e themelimit të KOK-ut. Mysafiri më i veçantë ishte Presidenti i Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), z. Sheikh Ahmad Al-Fahad Al-Sabah, i cili është edhe president i Këshillit Olimpik të Azisë dhe Federatës Aziatike të Hendbollit.
Presidenti Al Sabah që përmes videove në formë dokumentari, pa historikun e sportit kosovar nga viti 1991, uroi përvjetorët e KOK-ut.
“Ne jemi krenar për ju, krenar që ju kemi pranuar me sukses në KON dhe ANOC dhe, edhe më krenar na bëtë në LO RIO 2016, ku krahas valimit të flamurit tuaj, fituat edhe medalje olimpike. Ju dhatë shembull në LO se nuk keni ardhur vetëm për numër në Lojërat Olimpike, por edhe për të fituar medalje dhe kjo na gëzoi edhe ne”, tha ndër të tjera në fjalimin e tij, z. Al Sabah.
Në shenjë falënderimi për gjithë përkrahjen e bërë për sportin e Kosovës, presidenti i KOK-ut, z. Besim Hasani i dhuroi figurën “Vrapuesja Ilire”, kurse Majlinda Kelmendi e nderoi me librin “Debutimi i Artë”, botuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
“Kërkesat tona të drejta, lobimi permanent, rezultatet e shkëlqyera të sportistëve e trajnerëve do të ishin të kota sikur mos ta kishim mirëkuptimin e vendimmarrësve ndërkombëtarë, prandaj jemi takuar sot për të shprehur konsideratën dhe respektin e lartë për të gjithë ata që bënë të mundur që sportistët e Kosovës të trajtohen të barabartë me sportistët nga e mbarë bota”, tha ndër të tjera, z. Hasani.
Majlinda Kelmendi zbuloi se momenti kur e ka lënduar më së shumti ka qenë pikëpyetja nëse Kosova do të përfaqësohet në Lojërat Olimpike, derisa shprehu falënderime të shumta për kontributin e z. Al Sabah, sikurse trajneri i saj, Driton Kuka, i cili shtoi se përmes Majlindës kemi arritur t’i tregojmë botës vlerat tona.
Më pas, Majlinda Kelmendi u ngrit në “qiellin e shtatë” nga kryeparlamentari z. Kadri Veseli. “12 qershori njihet si heronjtë e luftës, por ti vërtetë je heroina jonë dhe rinia jonë duhet ta ndjekin rrugën tuaj”, tha z. Veseli.
Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua edhe ministri për MKRS, z. Kujtim Gashi, si dhe fituesi i medaljes së bronztë në LO Los Angelos 1986, z. Aziz Salihu.
Mbrëmjen e organizuar në Hotel Emerald e begatoi edhe më shumë prania e artistes së madhe, bilbilit të Kosovës, znj.Nexhmije Pagarusha, kënga e së cilës “Baresha” hapi Gala Mbrëmjen, që u transmetua LIVE në RTK dhe nga Kosova Press. Po ashtu, në skenë performuan edhe Ansambli Shota, çifti nga trupi i baletit kombëtar të Kosovës, grupi Strings etj.
Krejt në fund, KOK-u ndau edhe dhurata simbolike për presidentët dhe përfaqësuesit e Komiteteve Olimpike të Shqipërisë, Maqedonisë e Malit të Zi.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0