Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Presidenti i ANOC-ut, Sheikh Al-Sabah mbylli vizitën në Kosovë me këshilla dhe premtimin për mbështetje të sportistëve të Kosovës

12.12.2017 16:04:35

Presidenti i Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), z. Sheikh Ahmad Al-Fahad Al-Sabah, ka mbyllur vizitën e tij tre-ditëshe në Kosovë.

Në ditën e fundit ai tregoi përshtypjet gjatë takimeve të shumta që pati me zyrtarët e lartë të shtetit në Kosovë dhe me presidentin e KOK-ut, z. Besim Hasani. 

“Unë isha shumë i kënaqur, sepse të gjithë më garantuan se sporti në Kosovë do të jetë një nga modelet më të mira në botë. Për këtë veç biseduam edhe me presidentin e KOK-ut, z.  Hasani për organizatat tjera sportive siç janë VADA dhe KAS, pasi kjo do të na ndihmojë në krijimin përfundimtar për ngritjen e të gjitha strukturave përfundimtare për sportin e Kosovës. Po ashtu isha shumë i lumtur të dëgjojë strategjinë  e KOK-ut dhe qeverisë për sportin. Me KOK-un jemi duke punuar së bashku për të përgatitur atletët për ‘Tokio 2020’ dhe gjithashtu që Kosova të jetë organizatore e konferencave të ndryshme të grupeve punuese të komiteteve të ndryshme botërore”, theksoi z. Al Sabah në konferencën për shtyp.

Presidenti z. Al Sabah u pyet edhe për problemin e vizave për sportistët nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, duke sugjeruar federatat që ta njoftojnë ANOC-un me kohë dhe njëashtu të kërkohet një lloj marrëveshje e nënshkruar nga shtetet që duan të organizojnë Kampionate të tilla se do të na garantojnë  pjesëmarrjen të gjithë sportistëve.

Njeriu i dytë i sportit në botë për nga rëndësia, z. Al Sabah, në pyetjen e gazetarëve për stadiumin kombëtar tregoi këshillën që ia ka dhënë ministrit të MKRS-së, z. Kujtim Gashi, që në  stadiumin kombëtar të bëhet një projekt i plotë për ndërtimin edhe të një kompleksi biznesor.

Presidenti i KOK-ut, z. Besim Hasani e vlerësoi edhe një herë tejet të rëndëishme vizitën e Al Sabahut, që për sportin e Kosovës është vizita e dytë më e rëndësishme pas ardhjes së Thomas Bachut. “Përvoja dhe eksperienca e tij dhe gjithë ato ide që i kemi shkërbyer gjatë këtyre ditëve, ju garantoj të gjithë qytetarëve, në veçanti njerëze të sportit se kanë qenë jashtëzakonisht të dobishme. Këta ide janë shkëmbyer edhe në takimet me lideret shtetëror dhe unë besoj së të gjithë kemi përfituar nga prania e Al Sabah”, tha ndër të tjera, z. Hasani. Al Sabah mori pjesë mbrëmë në Gala Mbrëmjen e organizuar për 3-vjetorin e pranimit të KOK-ut në KON dhe 25-vjetorin e themelimit të KOK-ut, derisa u largua nga Kosova me përshtypje pozitive.  

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0