Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Presidenti Besim Hasani mirëpriti delegacionin e FTK-së dhe i përgëzoi për projektin madhështor

13.12.2017 18:33:54

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Besim Hasani ka mirëpritur në zyrën e tij drejtuesit e Federatës së Tenisit të Kosovës dhe kryetarin për Zhvillimin e Terreneve Sportive në Evropë nga ITF-ja, z. Hrvoje Zmajiç.

Kroati Zmajiç po qëndron në Kosovë me ftesë të FTK-së, për të dhënë ndihmën e tij në realizimin e projektit të ndërtimit të qendrës nacionale të tenisit në Prishtinë.

Z. Hasani përgëzoi Federatën e Tenisit të Kosovës, Komunën e Prishtinës, MKRS-në për gatishmërinē e konfirmuar për këtë projekt madhor dhe falënderoi z. Zmajiç për kontributin që po e jep në zhvillimin e infrastrukturës së tenisit në Kosovë.

Presidenti Hasani premtoi mbështetjen e KOK-ut për ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore, në veçanti të administratorëve të sportit dhe trajnerëve.

Kryetari Zmajiç falënderoi presidentin Hasani për mikpëritjen e ngrohtë, derisa tha se me këtë projekt janë një hap më afër realizimit të ëndrrës.

Kryetari i FTK-së, z. Mejdi Rexhepi, që shoqërohej edhe nga ish-kryetari i FTK-së, z. Shkëlzen Domi dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv të FTK-së, z. Vërshim Hatipi, falënderoi z. Hasani për pritjen dhe tha se ndihen të nderuar me vizitën dhe ndihmën që po e jep z. Zmajiç.

Qendra Nacionale parashihet të ndërtohet në Lagjen Taukbahçe të Prishtinës, kurse fillimi i punimeve pritet të ndodh vitin e ardhshëm.

Në fund, presidenti z. Besim Hasani i dhuroi z. Hrvoje Zmajiç, librin “Debutimi i Artë”, kushtuar medaljes së artë olimpike të Majlinda Kelmendit. 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0