Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Albin Tahiri, i dhjeti në disiplinën e sllallomit në Kollashin, Arbi Pupovci, i 22-ti

19.12.2017 20:29:31

Ekipi potencial i Kosovës për Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018, e ka mbyllur disiplinën e sllallomit, në garën e FIS-it që po mbahet në Kollashin të Malit të Zi.

Rezultatin më të mirë e arriti Albin Tahiri, i cili e ka siguruar paraprakisht normën olimpike në pesë disiplina.Tahiri doli i dhjeti nga 41 garues.

Ai pas dy lëshimeve pati kohën 1:49.58 sekonda. Arbi Pupovci zuri vendin e 22-të me kohë 2:02.50 sekonda, shkruan faqja zyrtare e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Faton Shurrdhaj nuk arriti ta mbyll garën në lëshimin e dytë. Cakun nuk e arritën gjithësej 16 skitarë.

Në konkurrencën e femrave, Fiona Rrusta dhe Adea Kollqaku zunë vendet 12 dhe 13 nga 21 pjesëmarrëse. Tetë skitare nuk arritën ta mbyllin garën.

Fiona pati kohën 2:10.57 sekonda pas dy lëshimeve, kurse Adea i mbylli dy lëshimet me kohë 2:27:51 sekonda.

Në ditët e ardhshme, ekipi ynë do të marrë pjesë edhe në disiplina tjera.

Gara në Kollashin vlen për grumbullim të pikëve, të cilat mundësojnë fitimin e normës olimpike në LOD PyeongChang 2018.

Gara do të ketë edhe në Banjsko të Bullgarisë, ku ndodhet skitarja tjetër, Lyra Hoxha. Nga sot, Lyra është në stërvitje intenzive në Bansko të Bullgarisë, ndërsa të enjten dhe të premten do të sprovohet në garat e sllallomit.

Deri më tani normën olimpike e ka fituar vetëm Albin Tahiri.

I urojmë suksese në garat e ardhshme ekipit tonë në Kollashin, sikurse Lyra Hoxhës, suksese në stërvitje dhe garat në Banjsko.

 

 

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0