Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Publikohet draft rregullorja e hartuar nga grupi punues për Ligjin për Sponsorizim, kërkohen komente dhe sugjerime nga palët e interesit

20.12.2017 21:59:12

Është publikuar nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport draft rregullorja e hartuar nga grupi punues që derivon nga Ligji për Sponsorizim. Kjo draft rregullore përcakton kriteret, procedurat dhe formën për vërtetimin e sponsorizimit në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Për procedura të mëtutjeshme, në mënyrë që kjo rregullore të bëhet kuptimplotë, MKRS kërkon nga të gjitha palët e interesit, të japin kontributin e tyre përmes komenteve.
Me këtë rast, Komiteti Olimpik i Kosovës kërkon nga Federatat Sportive, klubet sportive, që të japin idetë dhe komentet e tyre. Afati për dërgimin e tyre, në e-mailin zyrtar të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe të MKRS-së, është 15 ditë.
Pas pranimit të komenteve, Komisioni shqyrton komentet dhe idetë e dhëna dhe ia përcjellë ministrit për Kulturë, Rini e Sport, z. Kujtim Gashi për nënshkrim.

Federatat Sportive, komentet dhe idetë e tyre duhet t’i dërgojnë në e-mailin zyrtar të Komitetit Olimpik të Kosovës: [email protected] ose në e-mail e MKRS-së, [email protected]
Më poshtë mund të gjeni draft-rregulloren dhe tabelën për dhënien e komenteve.

Draft rregullorja 

Tabela për komente

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0