Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Faton Shurrdhaj i 21-ti në ditën e dytë të garave në Kollashin, Adea Kollqaku e 15-ta

20.12.2017 21:28:28

Ekipi olimpik potencial për Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018, po vazhdon garat në Kollashin të Malit të Zi, të organizuara nga Federata Ndërkombëtare e Skitarisë.Edhe në ditën e dytë, garat janë mbajtur në disiplinën e sllallomit.
Faton Shurrdhaj ishte i vetmi nga ekipi ynë në konkurrencën e meshkujve që e mbylli garën, duke zënë pozitën e 21-të nga 44 garues.
Shurdhaj pati kohën 1:51.09 sekonda, pas dy lëshimeve.
Albin Tahiri, i cili ka fituar paraprakisht normën olimpike PyeongChang 2018 në pesë disiplina, nuk e përfundoi lëshimin e parë, kurse Arbi Pupovci nuk arriti në cak në lëshimin e dytë.
Në konkurrencën e femrave, Adea Kollqaku, përfundoi e 15-ta nga 22 garuese. Ajo pati kohën 2:24.82 sekonda, pas dy lëshimeve, kurse Fiona Rrusta, nuk e përfundoi lëshimin e parë.
Gara do të ketë edhe në Bansko të Bullgarisë, ku ndodhet skitarja tjetër, Lyra Hoxha. Lyra është në stërvitje intenzive në Bansko, ndërsa të enjten dhe të premten do të sprovohet në garat e sllallomit.
I urojmë suksese në garat e ardhshme ekipit tonë në Kollashin, sikurse Lyra Hoxhës në Banjsko.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0