Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Konferenca “Sporti dhe Media” mbahet më 27 dhjetor 2017

21.12.2017 15:06:13

Komiteti Olimpik i Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK), do të organizojnë për herë të parë konferencën “Sporti dhe Media”. Pas takimit KOK-SHGSK, të mbajtur të enjten në zyrat e KOK-ut, u vendos që konferenca të mbahet në Hotel Sirius në Prishtinë, më 27 dhjetor 2017, me fillim nga ora 11:00.

Të ftuar janë të gjitha federatat sportive, gazetarë dhe ish-gazetarë të sportit, MKRS, profesorë dhe studentë të Fakultetit Filologjik në Universitetin e Prishtinës (dega gazetari), profesor të Universitetit AAB (Fakulteti i Komunikimit Masiv), të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, si dhe të Kolegjit Universi, etj.
Konferenca ka për qëllim që zyrtarët e organizatave sportive në Kosovë, të mund të bashkëbisedojnë me gazetarët sportivë, për sfidat dhe pritshmëritë e tyre në relacionin: “Sporti dhe gazetaria sportive”, për si dhe të gjenden format më të mira ta bashkëpunimit dhe krijimit të kushteve për gazetarët sportivë.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0