Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Këtë fundjavë mbyllet seria prej 14 kurseve bazike për administratorë të sportit, që këtë herë mbahet për FBK-në

21.12.2017 17:44:54

Maratona e 14 kurseve bazike për administratorë të sportit, të organizuara për këtë vit nga Komiteti Olimpik i Kosovës, mbyllet këtë fundjavë me Federatën e Basketbollit të Kosovës.
Kursi, i cili fillon të premten (nesër) dhe zgjatë deri të dielën, mbahet në Hotel Sirius në Prishtinë.
Pjesëmarrës pritet të jenë zyrtarë të FBK-së, si dhe administratorë të klubeve të kësaj federate.
Ligjërues të përhershëm janë: z.Besim Hasani, drejtor i programit për kurse/SO-KON, z. Ibër Alaj, MEMOS 19, SO-KON/drejtor programi, znj.Elda Gjoka, drejtoreshë e kursit kombëtar, IOC-OS, kurse të ftuar janë edhe: znj. Shqipe Bajçinca Brestovci, Dr. e Shkencave të Kulturës Fizike dhe Sportit, si dhe z. Fitim Arifi, menaxher në Departamentin e Sportit në MKRS.
Në të njëjtën kohë, Federata e Basketbollit e Kosovës, po e vijon edhe kursin për trajnimin e trajnerëve – niveli i dytë, që po ashtu organizohet nga KOK-u.
Kurset e tilla organizohen me mbështetjen e Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0