Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Takim konstruktiv mes Bordeve Ekzekutive të KOK-ut dhe KOKSH-it

22.12.2017 19:40:52

Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Komiteti Olimpik i Shqipërisë, kanë zhvilluar sot mbledhjen e parë në nivel të Bordeve Ekzekutive, të kryesuar nga presidentët z. Besim Hasani (KOK) dhe z. Viron Bizhani (KOK-sh). Qëllimi i një takimi të tillë të mbajtur në Hotel Mondial në Tiranë, ishte shpalosja e aktiviteteve të organizuara gjatë vitit 2017, projektet e përbashkëta të realizuara deri më tani, si dhe format e bashkëpunimit të përbashkët në realizimin e projekteve të ndryshme në të ardhmen.
Të dy BE-të u pajtuan që bashkëpunimi KOK – KOKSH, duhet të thellohet edhe më shumë dhe secili Komitet Olimpik të shkëmbejë modelet e mira.
Drejtuesit e KOKSH-it mbetën të ngazëllyer nga Ligji për Sponsorizim në Kosovë, i cili është në fazën finale të implementimit dhe i cili parasheh që 30 për qindëshi i tatimit në fitim nga bizneset t’i dedikohet sportit, si dhe me ndarjen e bursave olimpike për sportistë, për çka thanë se e kanë marrë si model Kosovën.
Gjatë bashkëbisedimit u dhanë edhe ide tjera të bashkëpunimit, siç ishte ajo që të paktën brenda një viti të realizohen dy aktivitete të përbashkëta, KOK – KOKSH, etj.
Presidenti i KOK-ut, z. Besim Hasani, shprehu konsideratën e lartë për presidentin e KOKSH-in, z. Viron Bizhani dhe drejtuesit e federatave në Shqipëri për kontributin e dhënë jo vetëm në procesin e ndërkombëtarizimit të sportit të Kosovës.
“Ky bashkëpunim që daton shumë vite më parë ka rëndësi të madhe për KOK-un, por besoj edhe për KOKSH-in, sepse secila organizatë mund të ketë të meta, por kemi edhe gjëra të mira dhe ne do të mundohemi të kopjojmë vetëm gjërat e mira”, tha ndër të tjera z. Hasani.
Edhe presidenti Bizhani tha se bashkëpunimi KOK-KOKSH ka vite që ka filluar.
“Marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera, si në rang të Komiteteve Olimpike, ashtu edhe në nivel të federatave, të cilat zhvillojnë shumë aktivitete të përbashkëta. Ajo që është më e rëndësishmja, është se kemi çfarë t’i japim njëri-tjetrit dhe të marrim nga njëri-tjetri. Këtë bashkëpunim po duam ta shtrijmë edhe më gjerë, pse jo edhe në rajon”, deklaroi z. Bizhani.
Në fund, palët u pajtuan që mbledhje të tilla të mbahen më shpesh, në mënyrë që të shkëmbehen ide të ndryshme për avancimin e projekteve të dy Komiteteve Olimpike

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0