Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Ekipi potencial olimpik i Kosovës PyeongChang 2018, po vazhdon garat në Kollashin dhe Bansko

22.12.2017 20:10:16

Ekipi potencial olimpik i Kosovës për LOD PyeongChang 2018, po vazhdon garat në Kollashin të Malit të Zi dhe në Bansko të Bullgarisë. Në Kollashin, sot u mbajtën garat në sllallom të madh.

Albin Tahiri zuri vendin e nëntë, me kohën 1:43.64 sekonda, duke përfunduar në pozitën më të mirë deri më tani në garat e Kolashinit. Faton Shurrdhaj doli i 18-ti, 1:46.29 sekonda, ndërsa, Arbi Pupovci ishte i 26-ti, me kohën 1:48.98 sekonda.

Në konkurrencën e femrave, Fiona Rrusta, doli e 16-ta, me kohën 1:56.22 sekonda, kurse Adea Kollqaku përfundoi në vendin e 18-të me kohën 1:02.89 sekonda, pas dy lëshimeve.

Ndërkohë, Lyra Hoxha, po vazhdon garat në Bansko të Bullgarisë, për të fituar normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang2018.

Në ditën e dytë të disiplinës së sllallomit, Lyra Hoxha, doli e nënta. Ajo pati kohën, 1:56.94 pas dy lëshimeve. Lyra garoi edhe të enjten, në ditën e parë të garave, disiplina sllallom, por që në lëshimin e parë doli nga shtegu.

Kujtojmë që normën olimpike për LOD PyeongChang2018, deri më tani e ka fituar vetëm Albin Tahiri, i cili do të garojë në pesë disiplina.

Iu urojmë suksese garuesve tanë në garat e ardhshme.    

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0