Mbyllet me sukses seria e 24 kurseve për administratorë të sportit – sot u çertifikua basketbolli
24.12.2017 21:29:17
Ka përfunduar seria prej 14 kurseve bazike për administratorë të sportit, të organizuara gjatë këtij viti nga Komiteti Olimpik i Kosovës, në mbështetje të Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Pas tri ditësh ligjëratash, sot u çertifikuan administratorët e Federatës së Basketbollit të Kosovës, ku pjesëmarrës ishin edhe administratorët e klubeve të kësaj federate.
Ligjërues ishin: z.Besim Hasani, drejtor i programit për kurse/SO-KON, z. Ibër Alaj, MEMOS 19, SO-KON/drejtor programi, znj.Elda Gjoka, drejtoreshë e kursit kombëtar, IOC-OS, kurse të ftuar ishin edhe: znj. Shqipe Bajçinca Brestovci, Dr. e Shkencave të Kulturës Fizike dhe Sportit, si dhe z. Fitim Arifi, menaxher në Departamentin e Sportit në MKRS.
Presidenti i KOK-ut, z. Besim Hasani, vlerësoi lartë organizimin e këtyre kurseve, si dhe pjesëmarrjen dhe ngritjen e kapaciteteve të administratorëve, derisa paralajmëroi kurse tjera edhe në vitin 2018.
Vijues i ligjëratave ishte edhe ish-basketbollisti i mirënjohur, Naim Hajrizi, tani zyrtar i KB Trepça. Atij i kishte bërë përshtypje plani strategjik, të cilin tha se duhet ta aplikojnë edhe në klube.
Kurset u mbajtën në Hotel Sirius në Prishtinë, të cilët janë sponsorë të KOK-ut.
Të premten, trajnerët e Federatës së Basketbollit të Kosovës, u çertifikuan në kursin për trajnerë – niveli i dytë, i cili u organizua po ashtu nga KOK-u.