Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

KOK falënderon federatat dhe MKRS-në për bashkëpunimin e shkëlqyer në vitin 2017

31.12.2017 20:45:16

Në ditën e fundit tëvitit 2017, Komiteti Olimpik i Kosovës dëshiron të falënderojë të gjithafederatat sportive të Kosovës dhe Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, për njëbashkëpunim të shkëlqyer në funksion të realizimit të misionit dhe objektivavestrategjike të Lëvizjes Olimpike në Kosovë.

Plotë 12 muaj, në koordinimtë plotë u angazhuam në ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore siparakusht strategjik për menaxhimin e suksesshëm të organizatave sportive!

Së bashku arritëm tësigurojmë kushte më të mira për sportistë në rrafshin e infrastrukturës fizikedhe ligjore. Ligji për Sponsorizime, Rregulloret për Kategorizimin e Sporteve, Sportistëvedhe Trajnerëve do të vënë në pozitë më të volitshme drejtuesit e sportit,zyrtarët, trajnerët dhe sportistët. Andaj, më lehtë do të përmbushim pritshmëritëe të gjitha palëve të interesit për  menaxhim të organizatave sportive meintegritet dhe kredibilitet, si dhe duke respektuar parimet e qeverisjes së mirësiç janë: transparenca, llogaridhënia, barazia gjinore dhe diversiteti,respekti ndaj ligjit si parakusht për ruajtjen efekteve të pavarësisë dheautonomisë politike e financiare të organizatave sportive.

Para nesh qëndron viti2018, si një fletore me 365 faqe, duke pritur të shkruhet nga të gjithë ne që përfaqësojmëkomunitetin e sportit, me suksese të reja për të nderuar veten, familjet tonadhe Republikën e Kosovës, për të cilën u sakrifikuan breza të shumtë, e ne dhegjeneratat që vijnë po e përjetojmë!

KOK dëshiron të keni shëndettë mirë, jetë të gjatë dhe shumë energji, të lehtësoni realizimin e ëndrrave tësportistëve dhe trajnerëve të Kosovës.

Urime 2018!

Na priftë e mbara!

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0