Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Komiteti Olimpik i Spanjës argumenton pjesëmarrjen e Kosovës në “Tarragona 2018”, me ngritjen e flamurit të Kosovës në Rusi

10.01.2018 18:29:34

Pjesëmarrja e sportistëve tanë në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018 që mbahen në muajin qershor, vazhdon të bëhet çështje në mediat spanjolle.
Pjesëmarrja e ekipit të Kosovës në Spanjë, vendin që nuk e ka njohur Kosovën dhe pasaportat e saj, është argumentuar edhe një herë nga presidenti i Komitetit Olimpik të Spanjës, Alejandro Blanco, i ka bërë thirrje që sporti të mos përzihet me politikën.
Një shembull të tillë e dhanë Korea e Veriut dhe ajo e Jugut, të cilat arritën marrëveshje që ekipi olimpik i Koresë së Veriut të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018, që mbahen muajin e ardhshëm në Korenë e Jugut.
“Ne kemi një problem me Kosovën dhe kjo është e vërtetë. Por, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, ANOC-u, Komiteti Olimpik i Evropës dhe Komiteti i Lojërave Mesdhetare (ICMG) unanimisht e kanë aprovuar anëtarësimin e tyre. Ne duhet të respektojmë rregullat e qeverisë tonë, por nëse ne garojmë brenda Lëvizjes Olimpike Ndërkombëtare, ne gjithashtu duhet t’i respektojmë rregullat e tyre. Hyrja e sportistëve në territorin e Spanjës është përgjegjësi e Qeverisë dhe jo e Komitetit Olimpik të Spanjës”, ka thënë Blanco për gazetën spanjolle “AS”, duke besuar se sporti mund ta mposhtë politikën.
Blanco jep shembullin e Kampionatit Botëror të Xhudos në Rusi, një vend që nuk e njeh Kosovën dhe pasaportat e saj, por që me vendim të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, flamuri dhe himni i Kosovës ishin të pranishëm kur Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë.
Lojërat Mesdhetare mbahen në Tarragona prej 22 qershor deri më 1 korrik të këtij viti, derisa Kosova do të marrë pjesë për herë të parë.
KOK-u është anëtarja e 25-të e ICMG-së, e pranuar me të drejta të plota në Asamblenë e Jashtëzakonshme në Washington DC, të mbajtur më 30 tetor 2015.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0