Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Presidenti Hasani njoftoi studentët për Lëvizjen Olimpike në Kosovë dhe për Lojërat Olimpike Dimërore Pyeong Chang 2018!

12.01.2018 14:19:47

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Besim Hasani, ka mbajtur sot një ligjëratë me studentët e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit. Presidenti Hasani, ndër të tjera, i informoi studentët e shumtë për Festivalin Olimpik PyeongChang2018, që do të mbahet në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, gjatë muajit shkurt.
Në pjesën e dytë të ligjërimit z. Hasani foli për rolin dhe rëndësinë e vullnetarëve për mbarëvajtjen e suksesshme të garave të ndryshme, duke i ftuar studentët të jenë pjesë e pilot projektit të KON për organizimin e Festivalit Olimpik Pyeong Chang 2018 në Prishtinë! Kosova është KO Kombëtar i nënti që do të organizojë Festivalin prej datës 9-25 shkurt 2018!
Qëllimi i KOK-ut është që nëpërmjet Festivalit Olimpik të sjellë në Kosovë LOD Pyeong Chang 2018, duke promovuar sportet dimërore si: patinazhin, karlingun dhe hokejin në akull.
Festivali ka zgjuar interesim të madh tek prindërit dhe qytetarët e Prishtinës, posaqërisht tek fëmijët të cilët nën mbikëqyrjen e ekspertëve të fushës do të fillojnë praktikimin e sporteve të lartëpërmendura!
Komiteti Olimpik i Kosovës fton të gjithë qytetarët e Kosovës, veçmas të Prishtinës, që përballë teatrit kombëtar në ekran të madh, të përcjellin hapjen solemne të LOD, ku delegacioni olimpik i Kosovës do të bëjë defilimin historik në Lojërat Dimërore.
Festivali Olimpik do të mbahet për gjatë 16 ditëve (9-25 shkurt), kurse organizatori do të përkujdeset për program atraktiv për dhjetëra mijë fëmijë që pritet të jenë pjesëmarrës, derisa studentët dhe profesorët e Fakultetit premtuan të jenë pjesë e Festivalit Olimpik me rreth 100 vullnetarë.
Kosova do të marrë pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike Dimërore.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0