Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Albin Tahiri garoi në Kupën e Botës në kombinim alpik

12.01.2018 20:11:33

Fituesi i pesë normave olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang2018, Albin Tahiri, ka garuar sot në Kupën e Botës, që po mbahet në Wengen të Zvicrës.
Sot garat u mbajtën në kombinim alpik (lëshim i shpejtë dhe sllallom), ku Albini doli i 43-ti nga 67 garues.
Në lëshim të shpejtë, skitari ynë, Albin Tahiri, pati kohën 1:52.74 sekonda, kurse në lëshimin e dytë 59.73 sekonda. Shtegu ishte i vështirë, për çka një pjesë e madhe e garuesve nuk e përfunduan garën.
Vendin e parë e zuri francezi Victor Muffat – Jeandet, me kohën 1:46.28 dhe 51.52 sekonda.Të shtunën garat do të mbahen në lëshim të shpejtë.
Kujtojmë që Tahiri do të jetë bartës i flamurit të Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0