Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Këshilli Mbikëqyrës i KOK-ut mbajti takim konstituiv para Asamblesë së Punës së KOK-ut

15.01.2018 15:37:41

Këshilli Mbikëqyrës i Komitetit Olimpik të Kosovës ka mbajtur të hënën takim konstituiv para Asamblesë së Punës së KOK-ut, që mbahet më 4 shkurt 2018.
Në takim mori pjesë edhe drejtori i Departamentit të Financave në Komitetin Olimpik të Kosovës, z. Endrit Syla.
Këshilli caktoi për kryetar z. Arbër Reçi.
“Në takim u diskutua në lidhje me Raportin e Punës dhe atë Financiar. Me këtë rast u caktuan edhe disa takime të radhës me përfaqësuesit e KOK-ut, të cilët do të raportojnë për punën e Komitetit Olimpik të Kosovës, me qëllim që Këshilli Mbikëqyrës i KOK-ut, të bëjë një raport me gjetjet dhe rekomandimet për takimin e radhës së Asamblesë së Punës”, tha z. Reçi.
Sipas tij, Këshilli caktoi edhe një kalendar të takimeve me përfaqësuesit e KOK-ut, gjatë këtij viti, të cilat do të jenë në vazhdimësi, me qëllim të mbikëqyrjes së punës së KOK-ut dhe ndërtimin e mekanizmave për mbikëqyrjen dhe ngritjen e cilësisë së punës së KOK-ut.
Këshilli Mbikëqyrës i Komitetit Olimpik të Kosovës përbëhet nga pesë anëtarë: Arbër Reçi, Flurim Shala, Teuta Bicaj, Berhanudin Misini dhe Enis Qafleshi, të cilët janë zgjedhur në Asamblenë Zgjedhore, të mbajtur më 21 dhjetor 2016.



 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0