Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

KOK-u mori pjesë në turneun "Burim Hatipi" dhe ceremoninë "Ali Shala"

16.01.2018 21:50:33

Komiteti Olimpik i Kosovës ka nderuar me pjesëmarrje dy aktivitetet e organizuara nga Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës,  turneun e futbollit "Burim Hatipi" dhe ceremoninë Ali Shala.

Në turneun e futbollit të vogël, kushtuar ish gazetarit sportiv dhe ish futbollistit të Prishtinës, Burim Hatipi, ekipi i KOK-ut u paraqit denjësisht, duke shënuar një fitore ndaj RTSH-së, ndërsa në gjysmëfinale pësoi humbje nga FEFS.

Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, z. Shasivar Haxhijaj shënoi katër gola, dy më pak se sa golëshënuesi më i mirë i turneut, Muharrem Sahiti i FC Prishtina.

Në orët e pasditës, një pjesë e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut të prirë nga presidenti z. Besim Hasani, mori pjesë në ceremoninë "Ali Shala", kushtuar doajenit të gazetarisë sportive në Kosovë.

Në mesin e shumë mysafirëve nga fusha e sportit dhe gazetarisë sportive në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, ishte edhe kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi dhe trajneri i saj, Driton Kuka.Kelmendi kërkoi nga gazetarët më shumë shkrime të mira se sa të këqija.

Në fjalën e tij, presidenti i KOK-ut, z. Besim Hasani tha se këto dy figura janë udhërrëfyes për gazetarët sportivë, derisa KOK-u ka pasur dhe vazhdon të ketë bashkëpunim të mirë me gazetarët sportivë, duke veçuar organizimin e konferencës së parë "Sporti dhe Media", e cila do të jetë tradicionale, si dhe përfshirjen e gazetarëve në jurinë për Laureatët e Vitit të shpallur nga KOK-u.

Në këtë ceremoni folën edhe mysafirë të tjerë, si nënpresidenti i dytë i KOK-ut, z. Fadil Vokrri, njëherit kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, trajneri - kampion olimpik, Driton Kuka etj.

SHGSK ndau çmimet për shkrimin, xhirimin, kronikën dhe fotografinë më të mirë të vitit 2017.Shkrimi më i mirë ishte i Arsim Maxherës (Koha Ditore), kamermani, Alban Bellopoja (Klan Kosova), kronika më e mirë, Alban Bellopoja (Klan Kosova), dhe fotografia - Driton Paqarada (Koha Ditore).


 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0