Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Xhudistët tanë e nisin vitin 2018 me pjesëmarrjen në Grand Prix në Tunis

18.01.2018 13:36:10

Xhudistët tanë do ta nisin vitin 2018 me pjesëmarrjen në Grand Prix, që mbahet në Tunis të Tunizisë.Turneu, do të fillojë nesër (e premte), derisa zgjatë deri të dielën.

Distria Krasniqi dhe Nora e Akil Gjakova janë tre xhudistët që përfaqësojnë Federatën e Xhudos së Kosovës dhe Kosovën.

Distria dhe Nora garojnë të premten në kategoritë -52 kg dhe -57 kg, kurse Akili të shtunën në kategorinë -73 kg.

Bashkë me xhudistët tanë, për në Tunizi ka udhëtuar edhe kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, z. Agron Kuka, njëherit anëtar i Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës.

KOK-u ju uron suksese xhudistëve tanë në rrugën drejt medaljeve të para për vitin 2018.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0