Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

20 pjesëmarrës filluan kursin e trajnimit të trajnerëve Taekwondos, po ligjëron eksperti ndërkombëtar, Sunjang Lee

19.01.2018 11:11:10

Ka filluar të premten kursi për trajnimin e trajnerëve të Federatës së Taekwondosë së Kosovës, i organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

20 trajnerë i janë përgjigjur ftesës së Federatës së Taekwondosë së Kosovës, për të vijuar trajnimin, në të cilin po ligjëron eksperti i Federatës Botërore të Taekwondosë, z. Sunjang Lee, nga Korea e Jugut.

Në hapjen e kursit i pranishëm ishte edhe presidenti i KOK-ut, z. Besim Hasani, i cili pasi i përshëndeti të pranishmit foli për rëndësinë që ka organizimi i një kursi të tillë, duke konstatuar edhe vlerësimin e BE të KOK-ut për të investuar në trajnimin e trajnerëve.
Eksperti Lee u ndje i nderuar që ndodhet në Kosovë, duke falënderuar KOK-un për mundësinë që ua ka dhënë trajnerëve të taekwondosë. Ai shpreson se ato që do të mësojnë trajnerët nga përvoja e tij do të ndikojnë në avancimin dhe zhvillimin e taekwondosë në Kosovë.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Federatës së Taekwondosë së Kosovës, z. Nuhi Gashi, i cili u shpreh optimist se ky kurs do të jetë i dijës për trajnerët.
Pjesa teorike e kursit po mbahet në Hotel Sirius në Prishtinë. Ky është kursi i nëntë i organizuar nga KOK-u, derisa do të zgjasë deri të hënën (22 janar 2018).
KOK, bazuar në planin strategjik 2017 – 2020, mbështet ngritjen e kapaciteteve të trajnerëve, ku falë mbështetjes që ka marrë nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, do të organizojë 11 kurse për trajnimin e trajnerëve.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0