Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Presidenti Hasani priti zyrtarin e lartë të ITF-së, Vitor Cabral dhe delegacionin e FTK-s

19.01.2018 20:23:53

Zyrtari i lartë i Drejtorisë për Zhvillim në Federatën Ndërkombëtare të Tenisit (ITF), z. Vitor Cabral, i shoqëruar nga kryetari i Federatës së Tenisit të Kosovës (FTK), z. Mejdi Rexhepi dhe z. Shkëlzen Domi e Jeton Hadërgjonaj, nënkrytarë, janë pritur të premten nga presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Besim Hasani.

Presidenti Hasani duke iu dëshiruar mirëseardhje e njoftoi zyrtarin e ITF për planin strategjik të KOK-ut, për mbështetjen bërë Federatës së Tenisit të Kosovës, posaqërisht në fushën e ngritjes së kapaciteteve të burimeve njerëzore, sidomos trajnerëve dhe administratorëve të sportit.

Edhe z. Carbral shprehu kënaqësinë e vizitës së tij të parë në Kosovë, ku pati mundësinë të shoh punën konkrete të FTK-së, e që në veçanti ishte i kënaqur me ndarjen e tokës nga Komuna e Prishtinës për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Tenisit.

Duke investuar në trajnerë, administratorë të sportit, si dhe në infrastrukturën sportive, bashkarisht u konstatua  se tenisi në Kosovë ka të ardhme të ndritur.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0