Media sponsor

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Xhudistët fitojnë një të artë dhe dy të argjendta në Grand Prix në Tunizi

20.01.2018 18:36:38

Me vetëm tre pjesëmarrës, fituan tri medalje, një të artë dhe dy të argjendta. Ky është bilanci i ekipit të xhudos në turneun Grand Prix, të mbajtur në Tunis të Tunizisë.

Nora Gjakova ka fituar të artën në kategorinë -57 kg. Ajo në finale mposhti koreanen Yoeuyong Kwon. Deri në finale Nora kishte fituar edhe tri luftëra tjera.

Distria Krasniqi të njëjtën ditë (e premte) për pak nuk ia doli të ndjek rrugën e Norës, duke fituar medaljen e argjendtë në kategorinë -52 kg. Ajo në finale u mposhtë nga braziliania, Jessica Pereira.
Një ditë më vonë, Akil Gjakova u bë xhudisti i parë në konkurrencën e meshkujve që fiton medalje në ngjarje të tilla për seniorë. Ai fitoi medaljen e argjendtë.
Akili në luftën për medaljen e artë u mposhtë nga Zhansay Smagulov i Kazakistanit, me ippon, në kategorinë -73 kg. Deri në finale ai mposhti katër kundërshtarë.
Pavarësisht kësaj, medalja e argjendtë është sukses i madh për Gjakovën.
Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesin madhështor të xhudistëve tanë, të cilët e nisën edhe vitin 2018 me medalje.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0