Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Presidenti Hasani priti ekspertin e taekwondosë, Sunjang Lee

23.01.2018 12:12:33

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Besim Hasani, ka pritur ngrohtësisht ekspertin e Federatës Botërore të Taekwondosë, z. Sunjang Lee nga Korea e Jugut, i cili për katër ditë ligjëroi në kursin për trajnerët e taekwondosë, të organizuar nga KOK-u.
Z. Lee shoqërohej nga presidenti i Federatës sw Taekwondosë së Kosovë, z. Nuhi Gashi dhe sekretari i përgjithshëm, Enis Qafëleshi.
Z. Hasani e informoi z. Lee për sfidat e shtetit dhe sportit të Kosovës, procesin e ndërkombëtarizimit të KOK-ut dhe federatave, me theks të veçantë debutimin e Kosovës me medalje të artë në LO RIO 2016.
Po ashtu, presidenti Hasani e njoftoi edhe me pjesëmarrjen historike të Kosovës në LOD PyeongChang 2018, të cilat do të mbahen pikërisht në vendlindjen e Sunjang Lee.
Z. Lee u shpreh mirënjohës për pritjen e bërë, duke falënderuar KOK-un dhe z. Hasani, që i dhanë mundësinë të ligjërojë në Kosovë.
Eksperti Lee tha se edhe në të ardhmen do të mundohet të ndihmojë taekwondon e Kosovës në forma të ndryshme.
Në fund, presidenti Hasani i dhuroi një mirënjohje Sunjang Lees dhe disa dhurata simbolike, në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë gjatë këtyre ditëve për avancimin e taekwondosë në Kosovë.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0