Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Albin Tahiri do ta përfaqësojë Kosovën në LOD PyeongChang 2018

30.01.2018 17:59:59

Kosova do të debutojë në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018, të cilat do të mbahen prej 9-25 shkurt 2018 në Korenë e Jugut.

Ekipin olimpik të Kosovës do ta përfaqësojë skitari Albin Tahiri, i cili ka fituar normën olimpike në pesë disiplina të skijimit alpik: sllallom, sllallom i madh, super sllallom i madh, lëshim i shpejtë dhe kombinim alpik.

Asnjëri nga skitarët tjerë që ishin kandidat të mundshëm, përkundër dhënies së maksimumit në garat e fundit, nuk kanë arritur të fitojnë normën olimpike A, e cila mundëson pjesëmarrjen në LOD PyeongChang 2018.

Komiteti Olimpik i Kosovës ju dëshiron suksese skitarëve në karrierën e tyre, derisa uron Albin Tahirin, i cili do ta shkruajë historinë e Kosovës.

28-vjeçari i lindur në Slloveni, do të bartë flamurin tonë në ceremoninë hapëse (9 shkurt) dhe atë mbyllëse (25 shkurt).

Ekipi olimpik i Kosovës do të udhëtojë për në PyeongChang më 5 shkurt.
Detajet tjera të dorëzimit të flamurit të Kosovës për Albin Tahirin dhe prezantimin para mediave, do të bëhen të ditura në ditët e ardhshme.


Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0