Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

KOK do të nënshkruajë memorandum bashkëpunimi me PlayInternational dhe Komunën e Prishtinës

30.01.2018 17:02:32

Komiteti Olimpik i Kosovës do të vazhdojë bashkëpunimin me Organizatën PlayInternational dhe Drejtoratinë për Arsim dhe Drejtoratinë për Sport në Komunën e Prishtinës.
Në lidhje me këtë, përfaqësuesit e PlayInternational, z. Filipo Vigani, menaxher dhe znj. Arlinda Gecaj, koordinatore, kanë vizituar Komitetin Olimpik të Kosovës, ku janë pritur ngrohtësisht nga presidenti i KOK-ut, z. Besim Hasani.
Z. Hasani shprehu falënderimin për bashkëpunimin e deritashëm me PlayInternational dhe gatishmërinë për të vazhduar këtë bashkëpunim edhe në të ardhmen.
Takimi u mbajt në prag të dy aktiviteteve që KOK-u organizon në sheshin kryesor të Prishtinës, Festivalin Olimpik PyeongChang 2018 dhe Panairin e Sportit 2018, aktivitete këto që koincidojnë edhe me 10 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, përfaqësuesit e PlayInternational u shprehën të gatshëm për të ndihmuar këto aktivitete, me sjelljen e vullnetarëve.
Kujtojmë se gjate viteve ‎2016-2017 KOK dhe KO i Francës nëpërmjet PlayInternational kanë organizuar projektin Playdagogji me nxënësit e lindur në vitin 2008 ku nëpërmjet arsimtarëve të edukimit fizik janë promovuar vlerat olimpike: respekti, miqësia dhe shkëlqimi!
Festivali Olimpik mbahet prej 9-25 shkurt, kurse Panairi i Sportit më 12 shkurt.


Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0