Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Presidenti Hasani dhe nënpresidenti Krasniqi morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të SIGA-së, Forumi Rajonal KOK-SIGA do të mbahet në Prishtinë

01.02.2018 15:16:04

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti z. Besim Hasani dhe nënpresidenti i parë, z. Memli Krasniqi, morën pjesë në Asamblenë Gjenerale të Aleancës Globale për Integritetin e Sportit (SIGA) dhe Forumin e Integritetit të Sportit, të mbajtur për dy ditë ambientet e CONI-t në Romë të Italisë.
Asambleja zgjodhi organet e reja drejtuese, duke konfirmuar për kryeshef ekzekutiv të SIGA-s, z. Emanuel Macedo de Medeiras, kurse për kryesues të ICSS, z. Mohammed Hanzab. Po ashtu, u zgjodh edhe Këshilli i ri i SIGA-s.
Në Forum u diskutuan çështje të ndryshme të integritetit dhe qeverisjes së mirë në sport.
Asambleja kryesohej nga Franco Fratini, ish-ministër i Jashtëm i Italisë.
Pas zgjedhjes së Këshillit të SIGA-s, si organi më i lartë i organizatës, u zgjodhën 5 komisione të përhershme dhe në njërën nga këto komisione, konkretisht në komisionin për Qeverisje të Mirë në Sport, si anëtar u zgjodh edhe Memli Krasniqi, nënpresident i parë i KOK-ut!
Besim Hasani dhe Memli Krasniqi patën takime të shumta me anëtarët e Këshillit të SIGA-s dhe të Komisioneve të përhershme dhe kontribuuan në plotësimin e rekomandimeve për strategjinë e zhvillimit të SIGA-s!
Ne pjesën e planit veprues për vitin 2018, u arrit pajtueshmëria për organizimin e përbashkët KOK-SIGA, të Forumit rajonal në Prishtinë!
Për datën e saktë kur do të mbahet Forumi rajonal dhe për shtetet pjesëmarrëse do të vendoset në javët në vijim!
KOK-u është anëtar i SIGA-s që nga themelimi i saj në janar të vitit të kaluar.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0