Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

KOK-u mbajti Asamblenë e Punës, zgjodhi nënpresidentin e katërt, FSUK u bë anëtare e re

05.02.2018 09:14:17

Komiteti Olimpik i Kosovës ka mbajtur Asamblenë Vjetore të Punës, në të cilën me shumicë votash u miratua Raporti i Punës, Raporti Financiar, Raporti i Auditorit dhe Raporti i Këshillit Mbikëqyrës të KOK-ut.

Në Asamblenë e mbajtur në Hotel Swiss Diamond në Prishtinë, të pranishëm ishin 72 asambleistë nga 83 në total.

Asambleistët me shumicë votash miratuan edhe Planin e Punës dhe Planin Financiar për vitin 2018.

Fillimisht të pranishmit i përshëndeti presidenti i KOK-ut, z. Besim Hasani, i cili tha se njohja e KOK nga KON dhe njohjet e federatave kombëtare nga ato ndërkombëtare e kanë vendosur Komitetin Olimpik të Kosovës para një përgjegjësie të madhe për të demonstruar kredibilitetin dhe qeverisjen e mirë në sport.

Më pas në Rend të Ditës ishte pranimi i Federatave të reja, ku me shumicë votash anëtare e re e KOK-ut u bë Federata e Sporteve Universitare të Kosovës, e cila është edhe anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Sporteve Universitare (FISU).

Në pikën e fundit të Rendit të Ditës, ishte zgjedhja e nënpresidentit të katërt të KOK-ut, vend ky që i takoi kryetarit Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi.

Ai në votimin për balotazh, mposhti Arben Fetahun e Federatës së Basketbollit të Kosovës, 35:34 me vota. Për postin e nënpresidentit të katërt kandiduan edhe Naim Muja, që mori 9 vota, Agron Jusufi 6 dhe Nehat Çitaku 4.

Pozita e nënpresidentit të katërt kishte mbetur pa u plotësuar për shkak të bërjes së Shasivar Haxhijajt, sekretar i përgjithshëm i KOK-ut.

Po ashtu asambleistët u pajtuan që të formohet një data bazë e përbashkët.

Komiteti Olimpik i Kosovës i dëshiron mirëseardhje Milaim Kelmendit në Bordin Ekzekutiv të KOK-ut. Në fund të Asamblesë, u organizua darkë për të pranishmit.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0