Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Orari i garave të Albin Tahirit në LOD PyeongChang 2018

07.02.2018 08:19:45

Albin Tahiri është skitari që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang2018.
28-vjeçari ka fituar normën olimpike në pesë disiplina të skijimit alpik. Ai do të garojë në sllallom, sllallom të madh, super sllallom të madh, lëshim të shpejtë dhe kombinim alpik.
Garën e parë, Albini do ta ketë më 11 shkurt në lëshim të shpejtë, derisa që nga 8 shkurti do t’i fillojë  përgatitjet zyrtare. Garat e lëshimit të shpejtë fillojnë në ora 3 të mëngjesit me kohën tonë lokale, kurse në 11:00 me kohën në Korenë e Jugut.
Lëshimi i shpejtë mbahet në qendrën alpike në Jeongseon, e cila ndodhet rreth 40 kilometra larg qytetit të PyeongChangut.
Garën e dytë, Albini do ta ketë më  13 shkurt në kombinim alpik. Gara fillon në ora 3:30 me kohën tonë lokale.
Dy ditë më vonë, më 15 shkurt Albin Tahiri do ta sfidojë veten në një ditë të veçantë për të. Ai do të garojë në super sllallom të madh në ditën kur do të mbush 29 vjet. Edhe kjo garë fillon nga ora 03:00 me kohën tonë lokale.
Gara e ardhshme e tij është ajo e sllallomit të madh që mbahet  më 18 shkurt, dhe e cila fillon nga ora 2:15.
Sfida e fundit kur do ta shohim Albinin në gara të LOD PyeongChang 2018 do të jetë më 22 shkurt, kur do të garojë në sllallom, duke filluar nga ora 2:15.

Data                Disiplina                         Ora
11 shkurt – Lëshim i shpejtë         03:00 (koha jonë lokale)
13 shkurt – Kombinim alpik          03:30
15 shkurt – Super sllallom i madh 03:00
18 shkurt – Sllallom i madh          02:15
22 shkurt – Sllallom                     02:15

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0