Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Flamuri i Kosovës u ngrit në Fshatin Olimpik në PyeongChang

08.02.2018 11:48:38

Në një atmosferë solemne, është bërë ceremonia e ngritjes së flamurit të Kosovës në Fshatin Olimpik në PyeongChang, ku po qëndron ekipi olimpik i Kosovës për Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang2018. Ekipi olimpik i Kosovës i prirë nga presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasnai u prit nga kryetari i Fshatit Olimpik, Yeo Hyeung – Koo, i uroi mirëseardhje Kosovës.
Ceremonia e ngritjes së flamurit në Fshatin Olimpik simbolizon ngritjen e flamurit të Kosovës gjatë kohës sa do të zgjasin Lojërat Olimpike Dimërore në PyeongChang.
Organizatori ndau dhurata për ekipin tonë olimpik, kurse presidenti Hasani i dhuroi Hyeong Koos “Vrapuesen e Prizrenit” dhe flamurin e Kosovës.
“Padyshim se është ndjenjë e veçantë sepse ku këtu në PyeongChang po ndodh historia e sportit të Kosovës, pasi për herë të parë po marrim pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore. Si çdo qytetar tjetër po ndihem edhe unë mirë. Po marrim pjesë me Albin Tahirin, i cili ka fituar normën olimpike në pesë disiplina. Sot ishte ngritja e flamurit ku së bashku me kryetarin e Fshatit Olimpik. Ishte delegacioni i Kosovës dhe delegacionet tjera, të cilat përcollën me vëmendje ngritjen e flamurit të Kosovës”, tha presidenti Hasani.
Më pas, presidenti i KOK-ut, Besim Hasani u nënshkrua në Murin e Paqes. Pas ceremonisë media të huaja intervistuan delegacionin e KOK-ut për ngritjen e flamurit dhe pjesëmarrjen e parë të Kosovës në LOD.
Të enjten në ceremoni u bë ngritja edhe e flamujve të Islandës, Ganës, Ekuadorit dhe Lihtenshtajnit.
Ceremonia kryesore e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore bëhet nesër (e premte).



Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0