Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Telegram ngushëllimi për familjen e z. Agim Binaku

09.02.2018 18:13:46

E nderuara familje e z. Agim Binaku

Me pikëllim dhe dhembje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta të z. Agim Binaku, gazetar shumëvjeçar i sportit, redaktor i sportit në RTV 21.
Z. Binaku për shumë vjet dha kontribut të çmuar në sport përmes emisionit “2me1”, duke promovuar vlerat e lëvizjes olimpike dhe sportit në përgjithësi.
Komuniteti i sportit dhe gazetaria sportive humbën një punëtor të palodhshëm, i cili gati një jetë ia kushtoi sportit.
Ndaj, në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, RTV 21, Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës dhe gjithë sportistëve e miqve të tij.


Me respekt,
Z.Besim Hasani,
President i Komitetit Olimpik të Kosovës


 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0