Media sponsor

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Kosova bëri parakalimin historik në LOD PyeongChang 2018

09.02.2018 19:57:44

Të prirë nga bartësi i flamurit Albin Tahiri, flamuri i Kosovës parakaloi për herë të parë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore.
Fusha e stadiumit olimpik në PyeongChang, ku u hapën LOD PyeongChang 2018, ishte ngjyrosur për disa sekonda me flamurin e Kosovës, derisa rreth fushës skitari Albin Tahiri parakalonte duke mbajtur në duar flamurin tonë, për të shkruar një tjetër moment historik të sportit të Kosovës.
Rreth 40 mijë tifozë ishin të pranishëm në stadium, kurse miliarda të tjerë përmes ekraneve televizive u njoftuan me flamurin tonë, parakalimin e të cilit e përjetoi edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi që ishte në stadium, sikurse presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe zyrtarë tjerë që shijuan shkruarjen e një historie të re të sportit tonë.
Ishte ky momenti më i bukur pas medaljes së artë të Majlinda Kelmendit në LO RIO 2016.
Ekipi jonë olimpik  përbëhej edhe nga kryetari i Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi, trajneri Agim Pupovci, shefi i misionit Bujar Turjaka dhe zyrtari për media, Kushtrim Krasniqi.
Presidenti Hasani e quajti ditë historike për sportin e Kosovës, duke e vlerësuar si njërin nga momentet më të mira pas medaljes së artë olimpike të Majlinda Kelmendit, të fituar në RIO 2016.
Skitari Albin Tahiri, që ka fituar normën olimpike në pesë disiplina, është shprehur tejet krenar.
“Është ndjenjë e papërshkrueshme, sidomos bartja e flamurit. Po ndihem shumë krenar. Shpresoj që edhe populli i Kosovës është ndier krenar. Ky është vetëm udhëtimi i një rruge të gjatë. Falënderoj presidentin e FSK-së, Milaim Kelmendi dhe atë të KOK-ut, Besim Hasani që ma mundësuan të garojë për Kosovën”, tha Tahiri pas ceremonisë hapëse.
Hapjen e ceremonisë e bënë presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach dhe presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-In.
Në total, pjesëmarrëse në LOD, të 13-tat me radhë, po marrin pjesë 92 shtete.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0