Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

KOK-u hap Festivalin Olimpik PyeongChang2018, të pranishmit panë drejtpërdrejtë hapjen e LOD

09.02.2018 21:18:36

Komiteti Olimpik i Kosovës ka hapur sot Festivalin Olimpik PyeongChang 2018, i cili po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë dhe që koinçidon edhe me shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Një fushë me akull sintetik e përmasave 20X12.5 metra, në të cilën do të promovohet patinazhi dhe një tjetër për sportin e karlingut, janë vendosur në shesh, ku mijëra fëmijë nën udhëheqjen e instruktorëve pritet të performojnë gjatë muajit shkurt.
“Sot  është hapja solemne e lojërave olimpike dimërore në PyongChang të Koresë dhe Kosova ne mesin e 9 shteteve organizon festivalin olimpik ku promovohen sportet dimërore, si patinazhi, karlingu etj. Ky është aktiviteti ku Kosova e promovon vetën dhe njëkohësisht është edhe pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike Dimërore”, tha ajo.
Edhe më të veçantë hapjen e Festivalit e bëri ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore PyeongChang 2018, të cilat u ndoqën drejtpërdrejtë nga të pranishmit, përmes ekranit gjigant, i cili do të qëndrojë aq sa zgjat festivali.
Ndërsa, në ajër performuan me paragllajdingë anëtarë të Federatës Aeronautike të Kosovës.
KOK-u po bëhet Komiteti i nëntë në botë që organizon një Festival të tillë madhështor, pas shteteve si: Italia, Franca, Belgjika, Holanda, Sllovenia, Republika e Çekisë, etj.
Festivali mbyllet më 25 shkurt, në ditën e mbylljes së Lojërave Olimpike Dimërore.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0