Media sponsor

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

U hap zyrtarisht Festivali Olimpik PyeongChang 2018 dhe Panairi i Sportit Prishtina 2018

12.02.2018 13:03:24

Është hapur edhe zyrtarisht Festivali Olimpik PyeongChang 2018 dhe Panairi i Sportit 2018, aktivitete këto që po organizohen nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe që lidhen me shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Hapja e Festivalit është bërë nga nënpresidenti i parë i Komitetit Olimpik të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi. Aktivitetet po mbahen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
“Në vigjilje të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ne po bëjmë diçka për herë të parë. Për herë të parë po marrim pjesë në LOD në PyeongChang, ku Albin Tahiri po e përfaqëson Kosovën me dinjitet. Për herë të parë po iu bashkohemi shumë vendeve tjera të botës me organizimin e këtij Festivali Olimpik, duke iu sjell sportet e popullarizuara dimërore, qytetarëve, fëmijëve dhe shkollarëve tanë që të provojnë patinazhin, hokejin dhe kërlingun. Ju bëjë thirrje ju fëmijëve që krahas mësimeve të merreni sa më shumë me sport”, tha nënpresidenti Krasniqi, duke shtuar se ngritja e flamurit nga sportistët tanë këtë fundjavë, na ka bërë edhe më shumë krenar.
Kryeparlamentari Kadri Veseli, shprehu krenarinë me sportistët tanë dhe sukseset e fundit të tyre, derisa konfirmoi përkrahjen e shtetit për sportin.   “Shteti ynë është i shenjtë dhe duhet të punojmë të kemi sa më shumë kampionë të tillë. Urime 10-vjet pavarësi, urime dhe suksese Albin Tahirit në Olimpiadë. Mos të harrojmë se këtu kemi një kampion (Aziz Salihu), që ka marrë pjesë tri herë në Olimpiadë”, tha Veseli.
Edhe ministri Gashi shprehu kënaqësinë e thellë që shumë sportistë tanë janë pjesë e rëndësishme e shumë garave ndërkombëtare, e sidomos LOD PyeongChang 2018. “Në emër të MKRS konfirmoj mbështetjen e fuqishme, por në të njëjtën kohë edhe për federatat dhe KOK-un për organizimet e shumta që po i bënë”, u shpreh Gashi, duke mos harruar edhe Rregulloren për Kategorizimin e Sporteve, si një gjë shumë të mirë për avancimin e sportit.
Me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua edhe Andrew Russell, koordinator i UNDP-s, të cilët ishin sponsor i organizimit të Festivalit Olimpik.
Krasniqi, Veseli, Gashi e Russell më pas prenë shiritin për hapjen e Festivalit dhe Panairit, derisa praktikuan bashkë me fëmijët edhe sportet e patinazhit dhe kërlingut.
Të pranishëm në hapje ishin qindra fëmijë dhe qytetarë të tjerë, kurse në Panair po i shfaqin ofertat e tyre dhjetëra klube të kryeqytetit.


 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0