Media sponsor

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Albin Tahiri përfundoi garën e lëshimit në ditën më të veçantë të tij

15.02.2018 12:32:57

Albin Tahiri ka përfunduar edhe garën e lëshimit në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang2018.
Skitari ynë zuri vendin e 50-të nga 57 garues, pikërisht në ditëlindjen e 29-të të tij. Ai pati kohën 1:48.81 sekonda.
“Po ndihem shumë mirë, ishte gara ime e veçantë e lëshimit dhe ditëlindja, po ashtu sot edhe koha ishte shumë e mirë dhe nuk mund të ishte keq”, tha Tahiri pas garës.
Ai komentoi edhe paraqitjen.  “Bëra një lëshim të mirë ashtu siç e paramendoja, nuk bëra ndonjë gabim, për çka mendova se isha më i shpejtë sot, mirëpo jam i kënaqur edhe kështu. Nesër është një garë e re, një shtegë i ri, një rast i ri, është super sllallomi i madh (super g) dhe do të shohim çfarë do të ndodh, unë do të mundohem të bëjë më të mirën”, shtoi përfaqësuesi ynë i vetëm në LOD PyeongChang 2018.
I kënaqur me paraqitjen e Albinit ishte edhe trajneri i tij, Agim Pupovci.
“Kjo është ajo që e kemi pritur, ndoshta ka mundur edhe 2-3 vende më mirë, por në përgjithësi jam i kënaqur me paraqitjen në këtë shteg, që vlerësohet mjaft i vështirë”, u shpreh trajneri i tij, Agim Pupovci.
Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani tha se kjo ishte një ditë e veçantë për Albinin.
“Sot ishte ditë e veçantë, ku Albini ka ditëlindjen dhe zhvilloi disiplinën ku ndihet më së miri. Besoj se rezultati është mjaftë i mirë, duke marrë parasysh që sportistët tjerë kanë mundësi të shkojnë gjatë sezonit dhe të stërvitin aty ku ka kushte më të përshtatshme. Për ne paraqitja ka rëndësi të jashtëzakonshme, sepse para gjithë këtyre pjesëmarrësve po përfaqësohet Kosova, pikërisht në muajin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, tha Hasani, duke uruar 10-vjetorin e pavarësisë.
Kjo garë ishte paraparë të mbahej më 11 shkurt, por shkaku i erërave të forta ishte shtyrë për sot.
Medaljen e artë e fitoi norvegjezi Aksel Lund Svindal.
Albini nesër garon në disiplinën, super sllallom të madh.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0