Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Albin Tahiri përfundoi i 47-ti, në super sllallom të madh

16.02.2018 10:06:05

Albin Tahiri ka përfunduar edhe garën e super sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.
Skitari ynë zuri vendin e 47-të nga 62 garues. Koha e tij ishte, 1:32.74 sekonda.
Medaljen e artë e fitoi austriaku, Mathias Mayer, me kohë 1:24.44 sekonda.
Gara e ardhshme e Albinit është të dielën (18 shkurt) në sllallom të madh.
“Kam pritur më shumë, sepse vendosa të rrezikojë më shumë, mirëpo fatkeqësisht e bëra një gabim në fillim, të cilin u mundova ta përmirësojë, por e humba ritmin dhe kohën. Në fund ia dola të përfundojë edhe një garë tjetër, por që ka mundur të jetë më mirë”, tha Albi Tahiri pas garës.
Edhe trajneri i tij, Agim Pupovci, ka pritur më shumë nga paraqitja në super sllallom të madh.
“Ndoshta kemi pritur më shumë, sepse shtegu ka qenë i mirë konkurrenca ishte shumë e fortë, por shpresoj për rezultat më të mirë në sllallom të madh”, u shpreh Pupovci.
Medaljen e artë e fitoi austriaku, Mathias Mayer, me kohë 1:24.44 sekonda. E argjendta shkoi për zviceranin, Beat Feuz (1:24.57), kurse të bronztën e fitoi Kjetil Jansrud (1:24.62).
Gara e ardhshme e Albinit është të dielën (18 shkurt) në sllallom të madh, e cila për dallim nga kombinimi alpin, lëshimi dhe super sllallomi i madh, të cilat u mbajtën në qendrën skitare në Jaengson, do të mbahet në qendrën Alpensia, rreth 15 kilometra larg PyeongChangut.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0