Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Sot bëhet mbyllja e Lojërave të 23-ta Olimpike Dimërore PyeongChang 2018

25.02.2018 06:22:06

Lojërave të 23-ta Olimpike Dimërore PyeongChang 2018 ju ka ardhur fundi. Pas 16 ditësh gara LOD PyeongChang 2018 do të mbyllen sot me ceremoninë mbyllëse që do të mbahet në stadiumin olimpik në PyeongChang të Koresë së Jugut.
Ceremonia fillon në ora 12:00 me kohën tonë lokale (20:00 me kohën në Korenë e Jugut).
Edhe këtë herë flamuri i Kosovës do të valojë para dhjetëra mijëra të pranishmëve në stadium dhe miliona shikuesve, që do ta ndjekin drejtpërdrejt përmes ekraneve televizive.
Bartës i flamurit të Kosovës do të jetë sërish skitari ynë i vetëm, Albin Tahiri. Sipas organizatorëve, në ceremoninë mbyllëse do të parakalojnë vetëm bartësit e flamujve, kurse pjesa tjetër e ekipit olimpik do të vendoset në tribuna.
Ashtu si në ceremoninë hapëse, edhe ceremoninë mbyllëse do të mund ta ndiqni drejtpërdrejt në RTK, si dhe në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku Komiteti Olimpik i Kosovës është duke e organizuar Festivalin Olimpik PyeongChang 2018 dhe në të cilin është vendosur një ekran gjigant.
LOD PyeongChang 2018 ishin historike për Kosovën, për shkak të pjesëmarrjes së parë në njërën nga ngjarjet më të mëdha sportive në botë.

Dil në shesh dhe bëhu edhe ti pjesë e historisë duke përcjell me pasion mbylljen solemne të Lojërave Olimpike Dimërore së bashku me qindra të rinj e të reja të kryeqytetit!

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0