Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Sot bëhet mbyllja e Festivalit Olimpik PyeongChang 2018, që për 16 ditë ‘pushtoi’ sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

25.02.2018 07:04:33

Krahas Lojërave Olimpike Dimërore PyeongChang 2018, të cilat do të mbyllen sot me ceremoninë mbyllëse, edhe Festivalit Olimpik PyeongChang 2018 po i vije fundi.Pas praktikimit të sporteve të patinazhit, kërlingut dhe hokejit, sot do të mbyllet edhe Festivali që për 16 ditë pushtoi sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.Dhjetëra mijëra fëmijë praktikuan për herë të parë këto sporte, derisa dje (e shtunë) fëmijët luajtën edhe hokej, sport ky të cilin do ta praktikojnë edhe sot. Festivali do të mbyllet në ora 12:00, krahas ceremonisë mbyllëse të LOD PyeongChang 2018.
Të pranishmit do të kenë rastin të shohin edhe parakalimin e skitarit tonë Albin Tahiri në ceremoninë mbyllëse të LOD PyeongChang 2018 përmes ekranit gjigant të vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Festivali Olimpik u mbajt edhe në kuadër të shënimit të dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
KOK-u u bë Komiteti i nëntë në botë që organizon një Festival të tillë madhështor, pas shteteve si: Italia, Franca, Belgjika, Holanda, Sllovenia, Republika e Çekisë, Kroacisë dhe Finlandës.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0