Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

U mbyll edhe Festivali Olimpik PyeongChang 2018, që për 17 ditë pushtoi Prishtinën

25.02.2018 20:38:52

Krahas Lojërave Olimpike Dimërore PyeongChang 2018, të cilat u mbyllen sot me ceremoninë mbyllëse, edhe Festivalit Olimpik PyeongChang 2018 i erdhi fundi. Pas 17 ditësh, dhjetëra mijëra fëmijë praktikuan sportet dimërore si patinazhi, kërlingu dhe hokeji mbi akull. Festivali u mbajt në sheshin “Zahit Pajaziti” në Prishtinë dhe kishte filluar më 9 shkurt.
Anëtarja e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, Shqipe Bajçinca-Brestovci, tha se është arritur qëllimi i Festivali Olimpik.
 “Sot pas 17-të ditësh duke filluar nga data 9 shkurt deri më datën 25, sot kur përmbyllen Lojërat Olimpike Dimërore në PyeongChang, përmbyllet ky pilot-projekt nga Komiteti Olimpik si Festival Olimpik, i cili qëllim e ka pasur promovimin e tri sporteve dimërore, ku veç i kemi pa të gjithë hokejin në akull, patinazhin dhe kërlingun. Në këto tri disiplina sportive numri ka qenë i kënaqshëm, ku në patinazh kanë marrë pjesë 8 mijë e 760 fëmijë, ndërsa në kërling 4 mijë e 795 fëmijë dhe kjo rezulton që me këtë numër është arritur qëllimi i Komitetit Olimpik që këta fëmijë të praktikojnë dhe t’i mësojnë këto tri sporte dimërore”, ka thënë Bajçinca-Brestovci.
Të pranishëm në ceremoninë mbyllëse ishin edhe Milaim Kelmendi, nënpresident i katërt i KOK-ut dhe Ramadan Selimi e Besire Domaniku, anëtarë të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut.
E kënaqur me rrjedhën e Festivalit Olimpik PyeongChang 2018, është shprehur edhe Edona Haxha, vullnetare e këtij evenimenti sportiv. Sipas saj, ky festival ka qenë jashtëzakonisht i bukur, veçmas për fëmijët.
Festivali Olimpik u mbajt edhe në kuadër të shënimit të dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
KOK-u u bë Komiteti i nëntë në botë që organizon një Festival të tillë madhështor, pas shteteve si: Italia, Franca, Belgjika, Holanda, Sllovenia, Republika e Çekisë, Kroacisë dhe Finlandës.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0