Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

KOK-u dhe FSK e vlerësojnë të suksesshme dhe historike pjesëmarrjen në LOD PyeongChang 2018

28.02.2018 13:42:03

Është vlerësuar pjesëmarrje historike dhe e suksesshme paraqitja e parë e ekipit olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018. Konstatimi vjen nga drejtuesit e KOK-ut, të cilët organizuan konferencë për media, me rastin e kthimit në Kosovë të ekipit olimpik që mori pjesë në LOD PyeongChang 2018.
Kosova u përfaqësua me skitarin Albin Tahiri, që garoi në pesë disiplina të skijimit alpin, derisa barti flamurin e Kosovës edhe në ceremoninë hapëse dhe mbyllëse të LOD PyeongChang 2018.
Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, në emër të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, shprehu mirënjohjen për performancën e lartë të Albin Tahirit, duke thënë se parashikimet dhe pritshmëritë janë realizuar.
“Albin Tahiri e radhiti Kosovën në mesin e shteteve pjesëmarrëse aq sa kanë qenë edhe pritshmëritë tona. Ngritja e flamurit në Fshatin Olimpik, ceremonia e hapjes dhe mbylljes solemne, takime të shumta me personalitete të larta të lëvizjes olimpike ndërkombëtare, ku veçohet takimi dhe intervista me presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, janë karakteristikat që e veçojnë paraqitjen e delegacionit të Kosovës në LOD PyeongChang 2018”, tha presidenti Hasani.
Ai shtoi se kjo Olimpiadë do të mbahet mend edhe për organizimin e Festivalit Olimpik PyeongChang 2018, që për 17 ditë u mbajt në Prishtinë. “Kosova ishte një nga nëntë vendet e licencuara për të qenë si pilot-projekt i Festivalit Olimpik PyeongChang 2018, që është mbajtur në nëntë vende të përzgjedhura në mesin e 206 shteteve olimpike. Mbi 8 mijë fëmijë kanë praktikuar për herë të parë patinazhin dhe mbi 4 mijë fëmijë kërlingun”, tha i pari i KOK-ut, Besim Hasani.
Krenar që përfaqësoi Kosovën në PyeongChang 2018 u shpreh edhe Albin Tahiri, i cili tha se u mundua ta bëjë krenar popullin e Kosovës.
“Jam shumë i lumtur që isha në PyeongChang dhe ta bartë flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Dimërore PyoengChang. Ishte kënaqësi të përfaqësojë vendlindjen e babait tim dhe njëkohësisht vendin tim, sepse thellë në shpirtin tim ndihem shqiptar, edhe pse nuk e flas gjuhën shqipe aq mirë”, tha Tahiri, sipas të cilit më vështirë ishte të përfshihet në 50 më të mirët në disiplinën lëshim, ku ishin 61 pjesëmarrës se sa në sllallom apo sllallom të madh ku garonin rreth 110 skitarë.
Të pranishëm në konferencë ishin edhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj dhe kryetari i Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi, i cili e vlerësoi historike paraqitjen e Albin Tahirit. “Albini ka lëvizur nga vendet 54, 37, që do të thotë se kjo është e mirë. Faktikisht mbetet që në të ardhmen të punohet më shumë me Albin Tahirin, por unë mendoj se është një rezultat i kënaqshëm, nuk është rezultat i keq të cilin e ka arritur, ka mundësi që prapë të përmirësohet në Lojërat e ardhshme Olimpike”, theksoi Kelmendi, njëherit nënpresident i katërt i KOK-ut.
Kreu i KOK-ut, Besim Hasani foli edhe për Lojërat Mesdhetare që në qershor të këtij viti mbahen në Tarragona të Spanjës, për të cilat tha se ka marrë një lajm të mirë nga qeveria e Spanjës se sportistët e Kosovës nuk do ta kenë problem hyrjen në këtë shtet, pavarësisht se Spanja nuk e ka njohur Kosovën.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0