Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

MKRS-ja dhe KOK-u veprime të përbashkëta për ndërkombëtarizim të plotë të sportit të Kosovës

20.03.2014 18:34:12

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka takuar sot Kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasanin, me të cilin ka biseduar për arritjet në sport në kohët e fundit si dhe për hapat që duhen ndërmarrë bashkërisht në të ardhmen për zhvillim dhe ndërkombëtarizim të sportit. Të dy u pajtuan se në vitet e fundit sporti i Kosovës ka shënuar hapa historik në ndërkombëtarizim dhe zhvillim të brendshëm.

Ministri Krasniqi ka përgëzuar zotin Hasani për punën që ka bërë Komiteti Olimpik, duke thënë se mbështetja e Ministrisë do të rritet dhe edhe në hapat e mëtutjeshëm në ndërkombëtarizim do të ketë koordinim. Ministri tha se ndeshja miqësore zyrtare e Kosovës kundër Haitit ka pasur një ndikim të madh në arenën ndërkombëtare dhe që do të ndihmojë edhe më shumë në sensibilizimin e çështjes së Kosovës në sport, ne mënyrë që të ketë pranim të plotë në të gjithë mekanizmat ndërkombëtar të sportit. Ai tha se MKRS-ja do të japë mbështetje për secilën federatë dhe në veçanti për KOK-un në çdo proces të ardhshëm.

Në veçanti në këtë takim është biseduar për pjesëmarrjen e Kosovës këtë vit në Konventën më të madhe sportive botërore “SportAccord”, e cila mbledh drejtues dhe përfaqësues të shumë mekanizmave ndërkombëtar sportiv. MKRS-ja do të japë gjithë mbështetjen e nevojshëm për pjesëmarrje në këtë Konventë. Kosova kishte marrë pjesë edhe më herët në këtë konventë.

Kryetari i KOK-ut, Besim Hasani ka falënderuar ministrin Krasniqi për mbështetjen që i ka dhënë sportit, duke e vlerësuar se kjo mbështetje ka ndikuar që vëmendja e opinionit ndërkombëtar dhe brenda Kosovës për sportin të shtohet. Ai vlerësoi projektet që Qeveria ka ndërmarrë në përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe në rregullimin e legjislacionit për sportistët.

Hasani njoftoi ministrin për hapat e ardhshëm për anëtarësimin e KOK-ut në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe të federatave tjera në federatat përkatëse ndërkombëtare. Ai tha se KOK-u do të bashkëpunojë ngushtë me MKRS-në në mënyrë që të ketë koordinim dhe veprime që sjellin rezultate konkrete. 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0