Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Nishevci i solli medalje të artë Kosovës, shkëlqyen edhe Valdrin Rashiti e Orges Arifi

05.03.2018 09:07:54

Kombëtarja e Kosovës në karate ka shënuar suksese në paraqitjet e garuesve të saj në turneun Serie A, të mbajtur në Salzburg të Austrisë, i vlefshëm për renditje sa më të mirë të karateistëve, të cilët po kërkojnë të mbesin në luftë për normën olimpike Tokyo 2020.
Sportisti i vitit 2016 në Kosovës, i zgjedhur nga Komiteti Olimpik i Kosovës, Herolind Nishevci, fitoi medaljen e artë në kategorinë +84 kg.
Ai mposhti gjashtë kundërshtarë, Serebryakov (Rusi), Ishizuka (Japoni), Carlsen (Danimarkë), Herchuk (Ukrainë), për ta fituar grupin. Në gjysmëfinale triumfoi ndaj serbit, Slobodan Bitovic, kurse në finale mundi holandezin, Daniell Lordy Tyrell.
Në Salzburg sukses madhëshor arriti edhe Valdrin Rashiti, i cili në kategorinë -67 kg, u kualifikua deri në çerekfinale, në një konkurrencë prej 180 karateistëve. Rashiti mposhti pesë kundërshtarë radhazi, të cilësisë së lartë, duke fituar grupin e tij, kurse u ndalë në tetë më të mirët. Me këtë paraqitje ai del kandidat për të fituar normën olimpike Tokyo 2020.
Paraqitje të shkëlqyeshme pati edhe Orges Arifi në kategorinë -60 kg. Ai mposhti katër kundërshtarë për të fituar grupin e tij, kurse u ndalë në çerekfinale nga Sadridin Saymatov i Uzbekistanit, derisa humbi edhe në repesazh. Arifi u rendit në vendin e shtatë në renditjen e përgjithshme nga 125 garues.
Me paraqitje të mirë u dalluan edhe Ylli Cenaj (-67 kg), që fitoi dy luftërat e para, sikurse Tahir Ajvazi në 84 kg dhe Durim Haziri në +84 kg. Gresa Zhitia (-57 kg) në luftën e parë mundi serben Stkojkovic, për t’u ndalur në luftën e dytë. Me nga një luftë të fituar u dalluan edhe Elhami Shabani, Astrit Halimi, Dren Hajdari, Blodin Pakashtica, Albrim Samohodaj, Delfina Vitia, Diellza Dragusha dhe Fortesa Orana, derisa garuesit tjerë, nga numri i përgjithshëm prej 31 sosh sa morën pjesë në Salzburg, u mposhtën në luftën e parë.
Ndarjen e drejtësisë shkëlqyeshëm e bënë edhe gjyqtarët ndërkombëtar, Ardian Muhadri dhe Besart Vitia.
KOK përgëzon suksesin madhështor të karateistëve tanë, me theks të veçantë medaljen e artë të Herolind Nishevcit, i cili bashkë me Orges Arifin, Fortesa Oranën dhe Alvin Karaqin (mungoi shkaku i lëndimit), marrin bursa olimpike Tokyo 2020 nga KOK-u.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0