Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Reagim ndaj sulmeve të anëtarëve të BE të KOK-ut

05.03.2018 23:37:42

Si president i Komitetit Olimpik të Kosovës shprehi shqetësimin me sulmet e anëtarëve të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut. Tri vjet më parë ishte malltretuar nënkryetari i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, duke u nxjerr me dhunë nga makina e tij zyrtare, e para tri ditëve edhe Ramadan Selimi kishte pësuar ngjashëm!
Ramadan Selimi gëzon autoritet të lartë në Lëvizjen Olimpike të Kosovës për çka është i rizgjedhur për të tretën herë në Bordin Ekzekutiv të KOK-ut. Ai karakterizohet me qetësi, maturi dhe mirësjellje të skajshme!
Për mua është e pabesueshme se Ramadan Selimi mundet me e sulmuar dikë e aq më pak pjesëtarin e Policisë së Kosovës, për të cilët ai ka respekt të madh, andaj i lus mjetet e informimit të shmangen nga lajmet e paverifikuara dhe senzacionale dhe poashtu i lutem organeve të drejtësisë ta ndriçojnë rastin sa më shpejtë!
Si president i Komitetit Olimpik të Kosovës, apeloj që asnjë zyrtar i Komitetit Olimpik të Kosovës të mos cenohet në asnjë formë sepse kemi të bëjmë me pjesëtarë të institucionit më të lartë sportiv në vend, i cili kryen detyra me interes publik dhe me shumë rëndësi për imazhin e Republikës së Kosovës.


Me respekt,
Besim Hasani,
President   
                                                                        Prishtinë, 4 mars 2018


 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0