Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Reagim ndaj gënjeshtrave të trajnerit, Sylejman Shala

13.03.2018 16:39:02

Komiteti Olimpik i Kosovës prej vitesh vazhdon të përkrahë fuqishëm sportistët, duke ndarë bursa të ndryshme, në vlera qindra mijëra euro në vit. Por, për KOK-un është e papranueshme kur sportistët, e aq më tepër këshilltarët e tyre, në këtë rast prindërit e tyre, të cilët janë edhe trajnerë, tregohen mosmirënjohës duke shpërndarë të pavërteta në emisionet televizive.
I tillë është rasti i Sylejman Shalës, trajnerit dhe prindit të mundësit, Edon Shala, i cili prej muajit shtator të vitit të kaluar merr bursë olimpike Tokyo 2020 nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Vetë Shala është përzgjedhur nga Bordi Ekzekutiv i KOK-ut si kandidat për të fituar normën olimpike Tokyo 2020, për çka merr pagë mujore në vlerë 250 euro. 150 Euro në muajt për të, KOK-u i ka siguruar nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, kurse 100 Euro i ndanë nga buxheti i vet, të cilat do t’i marrë për tri vjet.
Të thuash se pikërisht nga Komiteti Olimpik i Kosovës kanë 0 përkrahje dhe deklaratat e tilla se “i kemi quar duart nga KOK-u”, është e pandershme dhe e papranueshme, përderisa i njëjti person vjen në zyret e KOK-ut për t’i arsyetuar shpenzimet nga parat që merr çdo muaj nga KOK-u. Fotot pasqyrojnë më së miri momentin e nënshkrimit të kontratës së Edon Shalës në tetor të vitit të kaluar.
Kujtojmë që Sylejmani ka nënshkruar vetë edhe kontratën për bursë olimpike RIO 2016 për mundësin e tij, Kastriot Sedolli.
BE i KOK-ut do të shqyrtojë seriozisht rastin e përgënjeshtrimeve të fundit të Shalës në emisionin “Sports Show” në Klan Kosova, shkaku i të cilit garuesi i tij mund të rrezikojë vazhdimin e marrjes së bursës.

Zyra për media, KOK
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0