Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Drejtuesit e KOK-ut nesër takohen me kryetarët e Komunave të Gjilanit e Kamenicës, si dhe bizneset e klubet e tyre

12.04.2018 13:35:21

Në kuadër të takimeve të shumta me kryetarët e komunave, bizneset dhe klubet sportive, drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, të premten do të qëndrojnë në Gjilan dhe Kamenicë. Hasani dhe Haxhijaj do të takohen me kryetarët e këtyre komunave, bizneset dhe klubet.
Me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, takimi do të mbahet në ora 9:30 në zyrën e tij, kurse me bizneset dhe klubet e kësaj komune, në ora 10:00 në sallën e Komunës.
Takimi me kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastrati, pritet të mbahet në ora 14:00, kurse më pas (14:30) do të takohen bizneset dhe klubet, me të cilat takimi mbahet në sallën e kësaj komune.
Me kryetarët e komunave, KOK pritet të nënshkruajë memorandum bashkëpunimi, në bazë të të cilit Komunat e Gjilanit dhe Kamenicës, do të bëhen bashkëfinancuese me KOK-un për bursistët e Gjilanit dhe Kamenicës, të përzgjedhur nga BE i KOK-ut, kandidat për të fituar normën olimpike Tokyo 2020.
Karateistja Fortesa Orana është nga Gjilani, kurse atletët Musa Hajdari, Vijona Kryeziu dhe Astrit Kryeziu vijnë nga Kamenica.
Bizneseve dhe klubeve, do t’iu sqarohet në detaje Rregullorja që përcakton kriteret, procedurat dhe formën për vërtetimin e sponsorizimit në sport, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Sponsorizim.
Ditë më parë, drejtuesit e KOK-ut zhvilluan takime edhe me kryetarët e Komunave të Pejës, Istogut, Klinës, Mitrovicës dhe Vushtrrisë, si dhe me bizneset e klubet e këtyre komunave.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0