Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Pjesëmarrje masive e bizneseve dhe klubeve të Gjilanit e Kamenicës në sqarimet e Rregullores për Ligjin për Sponsorizim

13.04.2018 15:51:35

Krahas kryetarëve të komunave të Gjilanit, Lutfi Haziri dhe atij të Kamenicës, Qëndron Kastrati, drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, takuan ndarazi edhe bizneset dhe klubet e këtyre komunave.
Krerët e KOK-ut ua sqaruan në detaje Rregulloren për përcaktimin e kritereve, procedurave dhe formës për vërtetimin e sponsorizimit në sport, si dhe benefitet që sjell Ligji për Sponsorizim.
Të pranishmit, të cilët stërmbushën sallat e Komunës së Gjilanit dhe Kamenicës, falënderuan presidentin Hasani dhe sekretarin e përgjithshëm, Haxhijaj, për detajet e dhëna.
Të gjithë njëzëri u pajtuan se Ligji për Sponsorizim, është gjëja më e mirë që i ka ndodhur sportit. Ky Ligj u mundëson bizneseve që investojnë në sport 30 për qind lehtësira nga tatimi në fitim vjetor.
Pjesëmarrës në takime ishin edhe kryetarët e këtyre komunave përkatëse.
Krahas Gjilanit dhe Kamenicës, drejtuesit e KOK-ut, deri më tani kanë takuar edhe bizneset dhe klubet e komunave të Pejës, Istogut, Klinës, Mitrovicës dhe Vushtrrisë, kurse në ditët në vijim do të organizojnë takime edhe me komunat tjera.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0