Media sponsor

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Nora Gjakova fiton medaljen e artë, Distria të argjendtën, në Kampionatin Evropian Tel Aviv 2018

27.04.2018 10:42:25

Një e artë dhe një e argjendtë është bilanci i medaljeve të fituara nga xhudistët tona në ditën e parë të kampionatit evropian, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.
Nora Gjakova për herë të parë ka fituar medaljen e artë, e cila pasoi pas të bronztës të fituar vitin e kaluar. Distria Krasniqi fitoi të argjendtën, duke shijuar suksesin më të madh për seniore.
Nora në kategorinë deri 57 kilogramë, në finale mposhti me ippon, pas një hedhje maestrale, gjermanen, Theresa Stoll, në kategorinë -57 kg.
Nora në rrethin e parë mundi Ichinkholoo (Azerbajxhan), në të dytën Acelya Toprak (Britani e Madhe), kurse në çerekfinale, Telma Moreiron (Portugali). Finalen e siguroi pas triumfit ndaj ruses, Anastasiia Konkina.
Distria në kategorinë -52 kilogramë, ishte e pafat në finale, duke u mposhtur nga rusja, Natalia Kuziutina, me ippon pas shënimit të artë. Kuziutina është medaliste e bronztë nga Lojërat Olimpike Rio 2016, derisa për herë të katërt fitoi të artën në kampionate evropiane.
Rrethin e parë, Distria e kaloi pa luftë, në të dytin mundi polaken, Karolina Pienkoëska. Në çerekfinale triumfoi ndaj hungarezes, Reka Pupp, derisa në gjysmëfinale mposhti turken, Iren Korkmaz.
Në këtë kampionat, mungoi tri herë medalistja e artë, Majlinda Kemendi, që po shënon një lëndim të marrë muaj më parë.
Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesin madhështor, më të madhin deri më tani këtë vit, të ekipit tonë të xhudos.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0